Me kërcim joshës, mbesa e Bujar Nishanit bëhet pjesë e Big Brother VIP: Shpresoj të gjej dashurinë

Me kërcim joshës, mbesa e Bujar Nishanit bëhet pjesë e Big Brother VIP: Shpresoj të gjej dashurinë

Beniada Nishani, mbesa e Bujar Nishanit, është bërë pjesë e Big Brother VIP. Modelja e njohur hyri me një kërcim tepër joshës, ndërsa kërkesa e saj e vetme ishte muzikë italiane për të bërë të gjithë konkurrentët për të kërcyer.

Ndër të tjera, u shpreh se shpreson që të gjejë dashurinë brenda reality show.

“Dëshira ime më e madhe ishte të bëhesha modele, Herën e parë kam pozuar nudo në moshën 23 vjeçe se më parë kisha mendime si shqiptare. Nudo është të futesh në botën e artit. Vëlla i Madh të lutem të na vendosësh muzikë italiane se do i bëj të gjithë të kërcej. Shpresoj që brenda Big Brother të gjej dashurinë”, tha Beniada.

Video Prezantuese :

Pak nga jeta e saj :

Beniada Nishani (Jakic) është është një yll i ri në showbizin italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 25-vjeçarja Beniada Nishani po spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

Fotot e saj ku shfaqet sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani. Për Vitin e Ri 2017 është protagoniste për kalendarin e Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa “showgirl” të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.
Beniada Nishani
Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t vjen pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano. Ajo rrëfen për gazetën “Panorama” jetën e saj në Itali, dhe komentet që mori si mbesa shumë sensuale e Presidentit Nishani…

Spread the love

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *