Këngetarja Semi Jaupaj pjese e Big Brother Vip Albania

Këngetarja Semi Jaupaj pjese e Big Brother Vip Albania
Semi Jaupaj është një tjetër banore që ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve që janë të varur nga telefonat dhe rrjete sociale, Semi u shpreh se nuk e ka problem të jetojë pa të sepse i pëlqen të shijojë kohën me njerëzit.

Ndërsa kërkesa e saj e vetme ishte që të takonte babain e saj, megjithëse nuk zbuloi se ku ndodhej ai.

“Jam Semi Jaupaj, këndoj, është gjëja që di të bëj më mirë. Mendimi i parë që më vinte kur duhet të vendosja nëse duhet të hyja në Big Brother ishte frikë. Pa telefon nuk e kam problem të jetoj. Djemtë e bukur nuk janë prioritet për mua. Kërkesa ime për Big Brother është që dua shumë të takoj babin tim, por shumë… Kjo është më e rëndësishmja kështu që kaq po them”, tha Semi.

Video Prezantuese :

Semi Jaupaj është këngëtare e njohur. Ne moshen 10 vjecare e dashuruar pas muzikes, Semi shenon pjesmarrjen e pare ne nje kompeticion zyrtar te muzikes,“Festivalit Kombetar te Femijeve” Shkoder. Per 3 vite me rradhe nder te cilat 2vitet e para ajo ka qene pjese e finales se ketij kompeticioni (aso kohe I rendesishem), ndersa ne moshen 13 vjecare ne po te njejtin festival ajo shpallet si kengetarja me e mire. Me pas kjo ambicje per muziken konkretizohet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ku Semi Jaupaj nisi dhe perfundoi studimet per Kanto.

Debutimi I saj ne muziken moderne ishte në Maj 2010, Semi Jaupaj merr pjesë në Top Fest 7 me këngën “Afer Meje”. Disa muaj me pas ajo merr pjese ne talent – shown “Star Akademi”, gare ne te cilen fitoi vendin e 2te si kengetare.

Në Nëntor 2010, Semi merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Energji Pozitive”, kenge nga Bojken Lako e qe u kualifikua ne Gjysme Finale.

Në Dhjetor 2010, Albi Xhepa & Sam Jaupaj marrin pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Drite”, duet qe u vleresua si kenga me e mire e Kategorise se te Rinjve duke dale ne finale.

Semi formoi nje grup ne perberje te se ciles dominojne vajza. 4 vajza dhe nje djale formojne Grupin “Grifshat”. Me Grifshat Semi mori pjese ne “Kenga Magjike” ku doli deri ne gjysem finale me kengen “Jashte lekure nuk do dal”.
Nje tjeter pjesmarrje ka qene ajo e festivalit te RTSH me grupin prej 9 vetesh, me banden e Bojken Lakos dhe me Grifshat ku kendoi kengen “Te zakonshem” duet me Bojken Lakon. Grupi quhej “BOJKEN LAKO & BREZA”. KENGA DOLI NE FINALE dhe u pozicionua ne vendin e 10.
Në vitin 2012, Semi me grupin e saj “Grifshat” ka shenuar pjesmarrjen e dyte ne “Top Fest 9” me kengen “Pafundsi”. Kenga u kualifikua deri ne gjysem finale.
Në Nëntor 2013, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën “Vetem”.
Në vitin 2014, Semi Jaupaj ishte finaliste në The Voice Of Albania 4.
Më datë 7 Korrik 2014, Vin Veli publikon videoklipin “Without You”, në bashkëpunim me Semi Jaupaj.

Në Shtator 2015, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike duke u rikthyer për herë të pestë Semi Jaupaj. “Veç lotët”, një krijim i Eriona Rushiti, flet për një dashuri të humbur, që nuk i ka mbatur asgje “veç lotët”. Sipas Semit kjo këngë do të pëlqehet sepse bashkimi mes femrave gjithmon ka rezultuar i suksesshëm. Në javën e dytë të “Këngës Magjike”, Semi Jaupaj ishte së bashku me këngëtarë të tjerë që prezantuan këngët e tyre në edicionin e 17-të të “Këngës Magjike”
Më datë 31 Maj 2019, Bulza publikojnë videoklipin “Colours”, në bashkëpunim me Semi Jaupaj. Muzika e këngës u punua nga ParadoX.
Në Maj 2021, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën “Jetike”.

Spread the love

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *