Big Brother Albania Vip

Big Brother Albania Vip

Big Brother Vip fillon se shpejti

Me fillimin e sezonit te ri televiziv te 2018 ne morem dhe nje lajm te mire .

Ne televizionin Top Channel ka filluar reklama per nje Big Brother te ri.
Ndryshe nga cfare jemi mesuar ne vitet e kaluar ky BB do jete ndryshe . Nuk do kemi nje Edicion te 10 te Big Brother Albania.
Do jete nje format i ngjashem ku kete radhe banoret e shtepise do jena Vipa te mirenjohur nga publiku. Edicioni do quhet Big Brother Vip .
Produksioni deri tani ka mbajtur te fshehte te gjithe detajet e tjera .

Kur fillon Big Brother Albania Vip ?

Akoma nuk eshte bere e ditur kur do filloje. Kush do e prezantoje dhe ku do jete vendodhja e kesaj Shtepie Vip.
Ndryshe nga vitet e kaluara Top Channel kete vit nuk ka hapur audicione. Si do perzgjidhen banoret ?
Do jene me ftesa ? Jane realizuar audicione sekrete ?

Big Brother Vip

Per momentin na ngelet vetem te aludojme derisa produksioni te na shfaqe disa nga “sekretet” e ketij edicioni.
Banoret sigurisht do jene persona te njohur te skenes Shqiptare . Mendohet se ne kete edicion te Big Brother Albania Vip do jene dhe disa nga lojtaret me te “forte” te edicioneve te kaluara. Qarkullojne thashetheme per disa VIP-a te huaj te cilet jane me origine shqiptare ose flasin Shqip.

Asgje nuk parashikojme dot pa nje lajmerim zyrtar nga Top Channel. Nje gje eshte e sigurt qe ky edicion do jete nje risi ne emisionet qe transmetohen ne ekranet tona. Nje audiece qe do pushtoj ekranin e Top Channel ( mbase cdo te shtune ne darke). Konkurenca midis banoreve do jete me e madhe, lufta per cmimin e madh dhe jo vetem. Po cfare cmimi do fitohet, a do jete dhe kete rradhe e njejta vlere, apo produksioni ka vendosur te sjelle risi dhe per kete?

Nje kast vipash priten te pushtojne shtepine me te madhe nen monitorimin 24 ore ne 24 ore nga vellai i madh. Nje lufte per te qene ne qender te vemendjes. Nje mundesi per te shtuar fansat dhe per tu bere me i njohur . A do ti ndihmoje ato fakti qe jane personazhe te njohur apo sfidat qe do sjelle ky edicon do ti perballin me te papritura, duke nxjerre ne pah anet e tyre te panjohura . Jeta private e gjithsecilit (disa vipa zakonisht perpiqen ta ruajne me fanatizem ), me hyrjen ne big brother gjithcka do behet publike te shtune pas te shtune.
Ledion Lico ka hedhur nje video ne instagramin e tij me dicituren “A jeni gati?”..  Po sigurisht, shqiptaret kane ndjekur cdo Big Brother Albania nga 1 deri tek 9 me njerez te panjohur . Kurioziteti se kush do jene kto vipa, si do luajne, si do e jetojne perditshmerine ne shtepine me te famshme ne Shqiperi eshte i madh. Fakti qe Ledioni dha zyrtarisht lajmin per nisjen e ketij formati a na le te nenkuptojme qe do ta prezantoje ai.

Promo e Big Brother Vip

Pak mbi Big Brother Vip ne bote :

Celebrity Big Brother ose Big brother i te famshmeve ( VIP) eshte nje adoptim i reallity Show Big Brother nga gjiganti Endemol. Ne shume vende te botes ky format ka arritur nje sukses shume te madh . Lojtaret jane personalitete lokale te fushave te ndryshme te njohur ne profesionin e tyre.
Ashtu si dhe ne reality show-n Big Brother edhe ne edicionin Vip te ketij show eshte nje cmim i madh per fituesin . Ne disa nga vendet ku eshte zhvillua , cmimi i madh ka shkuar per bamiresi .Bamiresia eshte pa dyshim nje bonus i madh duke i shtuar edhe me teper popullaritetin formatit . Gjithashtu personi qe i dhuron do adhurohet me teper . Fundja kush nuk i do ato qe ndihmojne te varfrit dhe hallexhinjte ? Te shikojme nese dhe vipat tane do veprojne keshtu.

Rikujtojme qe fituesi i Big Brother Albania 1 , Arber Cepani dhuroi cmimin e madh . Ai deklaroi qe ne fillim dhe mbajti fjalen duke dhene gjithe cmimin e madh per bamirsi. Gjate 8 edicioneve te tjere , shuma me te vogla  jane dhene nga banore te ndryshem per bamirsi.

A eshte realizuar me pare nje reality show i tille ?

Nje formati i ngjashem eshte realizuar dhe ne Kosove por me nje emer dhe patente tjeter . Ne Kosove ai mbante emrin Vip Shpija dhe jane realizuar 3 edicione . Ka qene nje format me sukses jo te vogel . Me personalitete shume te njohur nga te gjithe trevat Shqiptare
Personalitete te fushave dhe moshave te ndryshme , te cilet i kane dhene shume gjalleri dhe loje duke e bere teper te ndjekur nga teleshikuesit. Kane marre pjese dhe ish banore te Big Brother Albania . Permendim :

Qetsor Ferunaj ( Fitues i big brother Albania 2) , Bertina Mehmeti ( Pjesmarrese BBA 3) . Gjithashtu dhe shume nga vipat Shqipetare te cilat mbase do i shohim perseri ne Big Brother Albania VIP.

Rikujtojme Fituesit e 3 edicioneve te Vip Shpia te cilet fituan cmimin e madh :
  1. Fadil Dini – Muzikant nga Prishtina . Me i “Moshuari” i edicionit te pare . Beri nje loje plot dinamike dhe arrite te merrte fitore duke thyer parashikimet.
  2. Ardit Stafa – Kengetar i njohur nga Maqedonia . Arriti te triumfonte mbi lojtaret e tjere fale energjise dhe dashamirsise se tij.
  3. Dr. Flori (RIP) – Fitues i Vip Shpia 3 ishte i ndjeri DR Flori. Nje personazh teper i dashur nga publiku si per kenget dhe gjallerine e tij.

Fituesit e Vip Shpia nder viteder vite

Vip Shpija ka pasur shume sukses dhe ndjekes ne Kosove dhe Maqedoni. Formati nuk arriti te deportonte ne publikun e Shqiperise per arsye te ndryshme .
Nder arsyet kryesore eshte qe ky format nuk u shfaq ne asnje nga televizionet Shqiptare. Asnje lloj publiciteti nuk ju realizua ne Shqiperi. Lajmet e vetme ishin nga rrjetet Sociale dhe platforma me pagese jo shume te perhapura.

Ju ftojme te ndiqni faqen tone per cdo te re dhe lajm mbi BB VIP . Me fillimin e edicionit faqja jone do behet update cdo dite. Do gjeni lajmet me te fundit , videot brenda shtepise dhe sigurishte Big Brother Vip Live 24 ore ne 24 .
Do jene perseri 2 kanale te dedikuar vetem per ju . Cdo dite do postohet gjithashtu permbledhja ditore rreth 45 minuta .

Please follow and like us:

You may also like...

1 Response

  1. April 18, 2018

    […] Lico eshte emri i shume perfolur si prezantues i Big Brother Albania Vip. Ishte Ledioni i cili dha reklamin e pare me ane te nje videoje ne rrjetin social instagram. Permes […]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *