Big Brother Albania Vip

Big Brother Albania gjate viteve

Big Brother Albania

Veshtire te permbledhesh ne nje artikull historine e sukseshme te Big Brother Albania gjate 9 edicioneve.
Jemi perpjekur te japim nje historik te shkurter duke i dhene gjithe sezoneve rendesine e tyre.
Do rikujtoni banoret me te spikatur , ciftet e krijuara dhe sigurishte fituesit.
Big Brother Albania ka kthyer shume nga banoret ne figura vip te Shqiperise, qe pushtuan faqet e para te gazetave dhe portaleve. Te gjithe pjesmarresit kane perfituar nga ky produksion.

Big Brother Albania 1

E kush mund ta harroje Bigun e pare. Nje reality show risi qe gozhdoi te gjithe Shqiptaret para televizonit te Top Channel. Nje format qe theu shume tabu dhe beri per vete teleshikuesit.
Filloi me 28 shkurt 2008 me 14 banore qe u futen ne shtepi. Gjate lojes produksioni futi dhe 4 banore te rinj.
eshte prezantuar nga moderatorja ikone e BBA Arbana Osmani. Kishte nje panel opinionistesh ne netet e te shtunave .
Ky reality show pati dhe 3 nderprerje televizive e shtyrje puntate si asnje here. Rasti i pare ishte tragjedia e Gerdecit.
Shtepia ndodhej 500m prane fshatit dhe transmetimi u nderpre. Banoret u evakuan ne nje hotel.
Heren e dyte u shty per shkak te nje sherri te dhunshem . Dy banoret e reja Ilda dhe Mardiola paten nje konflikt fizik shume te forte .Kjo coi automatikisht ne largimin e tyre nga shtepia me e madhe ne vend.
Vdekja e themeluesit te Top Channel , te ndjerit Dritan Hoxha solli dhe nderprerjen e trete.
Ne kete BB u krijua dhe cifti i pare Olsi dhe Najada. Ata u ndane shume shpejt pas perfundimit te show.
Fitues i Big Brother Albania 1 ishte Arber Cepani . Ai fitoi 50 mije euro dhe i dhuroi te gjitha per bamiresi.
Do mbahet mend gjate per lojtaret qe kishte , karakteret dhe lojen qe ato sollen.

Banoret e Big Brother Albania 1

 

Big Brother Albania 2

7 shkurt 2009 ishte nata e pare. Perseri 14 banore brenda shtepise. Prezantuar nga Arbana Osmani. Kishte 2 te ftuar ne panelin e moderatoreve gjate show Live te se shtunes. Arjan Konomi , nje drejtues reviste dhe Virusi nje kengetar dhe tekst shkrues nga Kosova.
Spikati per lojtare te forte e plot dinamike. I dhuroi publikut nje nga historite me te bukura te dashurise midis Bjordit e Adelajdes (RIP). Histori e cila perfundoi disa muaj pas daljes nga shtepia.
Show dhuruan dhe ciftet e tjera. Nje tjeter cift simpatik ishin Arjoni dhe Anjeza.Permendim lojtaren e forte nga Lazarati Republiken e cila theu tabute e fshatit te saj .
Fitues i BBA2 ishte Qetsor Ferunaj i cili fitoi 70 mije euro. Nje nga lojtaret me te mire te te gjitha edicioneve.

Big Brother Albania 3

23 Janari 2010 startoi BBA3. Kesaj radhe ishin 12 banoret qe u futen brenda shtepise me te ndjekur ne Shqiperi. Si cdo vit produksioni ishte kujdesur qe te perzgjidhte karaktere bombe nga te gjithe trevat Shiptare.
Nje nder ciftet me te bukura ishin Erioni e Bertina. Seldi Qalliu ( kengetari famshem) krijoi nje lidhje te shkurter qe perfundoi brenda shtepise me Doniken. Nje nga banoret qe “nervozoi” te gjithe shqiptaret ishte Klodi nga Lezha.
I pari person qe pranoi homoseksualitetin e tij ne nje reality show. Dicka kjo e pamenduar per mentalitetin e mbyllur te shqipetareve.
Fitues i 100 milione lekeve te BBA3 ishte Jetmir Salaj. Nje fitore plotesisht e merituar. Ai diti te fitonte zemrat e publikut. Njekohesisht dhe krijoi nje loje shume te forte brenda shtepise. Pjesmarrja e tij ne Big Brother Albania Vip do ishte nje surprize e bukur per shikuesit.

Big Brother Albania 4

25 dhjetor 2011. Ishin fillimisht 15 banore qe startuan shown. Me pas Vellai madh futi dhe banore te tjere, duke cuar numrin total te lojtareve ne 26. Ky reality show ishte dhe pikenisja per ciftin e vetem i cili i rezistoi kohes. Ato jane Ogreni dhe Neda. Dashurna e tyre u kurorezua me nje djale dhe jane akoma bashke.
Numri i larte i banoreve , karakteret e ndryshme nga te gjitha trevat , garantuan nje spektakel te papare gjate te 120 diteve.
Fitues i ketij BB4 ishte Ermela Mezura. Fituesja e pare femer e reality show BBA. Ajo mori ne shtepi plot 100 milion leke.
[tribulant_slideshow gallery_id=”1″]

Big Brother Albania 5

Filloi me 18 Shkurt 2012 me 15 banore qe u futen ne shtepi. Si edicion i 5 interesi i publikut ishte shume i madh.
Interes qe u shperblye nga banoret me nje super loje. Ky Big Brother ishte teper dinamik. Do mbahet mend gjate per ciftet e shumta te cilet u krijuan. Shume nga te cilet u ndane perpara perfundimit te edicionit.
Bukuroshja nga Vlora Franceska Jace 19 vjecare dhe Ermali nga Tirana ishin cifti i parapelqyer nga publiku.
Kete vit kishte dhe shume zenka midis banoreve. Disa nga te cilat dhe i kaluan kufitje normale. Ishin zenka verbale te cilet degraduan dhe me konflikte te vogla fizike.
Gjithashtu nje nga banoret pesoi dhe nje krize droge ( nga mungesa). Vitet kane kaluar, me poshte keni emrat e banoreve. Besoj do ju kujtohet per ke behet fjale.
Fitues i ketij ediconi ishte Arber Zeka. Ai coi ne shtepi cmimin e madh prej €100,000. Arberi eshte gjithashtu dhe fituesi i pare qe vjen nga trevat Shqiptare. Konkretisht nga Kosova.
[tribulant_slideshow gallery_id=”2″]

Big Brother Albania 6

Filloi me 23 shkurt 2013 dhe mbaroi me 1 qeshor 2012. Kete edicion u ndertua nje shtepi e re per banoret ne Kashar. Ne shtepi u shtua nje dhome sekrete, dhoma e surprizave, dhoma Matrix dhe nje librari.
Nryshime kto qe i dhane nje dimension dhe fryme tjeter lojes. Te gjithe lojtaret e ketij edicioni kane lene gjurme ne kujtesen e ndjekesve. Permendim Elena Liken, bukuroshen nga Tirana.
Marselini qe tronditi opinionin publik kur pranoi qe kishte punuar disa vite si Zhigolo. Rike Roci pas se ciles u munduan te gjithe meshkujt e shtepise. Modeli nga kosova Vigani qe pati nje lidhje te shkurter me Elenen.
Fituesi plotesisht i merituar i ketij edicioni ishte Anaidi. Nje djalosh teper simpatik nga Tirana. Ai arriti te bente per vete publikun me lojen dhe karakterin e tij te forte.
Pati nje lidhje me Joanen brenda shtepise. Lidhje qe nuk vazhdoi pas perfundimit te programit. Triumfi i tij u shperblye me €100,000 dhe nje makine.
Banoret Big Brother Albania 6

Big Brother Albania 7

Hapja e spektaklit ishte me 21 shkurt 2014 dhe perfundoi pas 99 ditesh. Prezantuesja per te 7-tin vit radhezi ishte Arbana Osmani. Armand Preza ishte opinionisti per netet Live te te shtunave. 99 dite plot polemika.
Perplajse midis banoreve per mendimet e tyre. Gjithashtu ne kete BB7 kishte shume diskutime per orientimet seksuale te banoreve. Nje teme qe gjithnje e me shume nxiste kureshtjen e publikut.
Shikueshmeri maximale duke gozhduar para ekranit pjesen me te madhe te shqiptareve cdo te shtune ne darke. Nje finale plot dritherima qe shpalli fituese Nevila Omerin. Fitore kjo qe shfaqi shume pakaneqesi jo vetem ne rradhet e banoreve por dhe te fansave te gjithsecilit. Diskutimi me i madh ishte se fitorja ishte e pamerituar. Ju dha Neviles per jeten e veshtire qe kishte kaluar si nje jetim dhe jo per lojen e saj. Nevila bashke me titullin fituese coi ne shtepi dhe €100,000.
Banoret Big Brother Albania 7

Big Brother Albania 8

Ishte 15 marsi i 2015 nata startuese e ketij edicioni. Pas 7 edicioneve kete radhe u prezantua nga Ledion Lico.
Nje publik i pakenaqur me kete ndryshim, pasi Arbana Osmani cilesohej e pazevendesueshme. Por Ledioni shume shpejt fitoi dashurine e publikut me aftesine e tij.
Perseri Bigu arriti te terhiqte audience maksimale. Shume cifte te krijuara ne shtepi. Ja vlen te permendim Alba dhe Dijedon , Fatjon e Xhensila , Veseli dhe bukuroshja Tea . Cifte qe krijuan nje baze fansash shume te madhe.
Tek te gjithe big brother eshte perfolur per skena seksi. Kesaj radhe ato ishin dhe me te nxehta. Eshte konfirmuar nga Fatjoni e Xhensila Pere marredhenia e tyre brenda ne dush.
Fituesi u Shpall banori nga Kosova Veseli Kurtishi. Ndiqni intervisten e tij pas daljes nga shtepia.
Big Brother Albania 8

Big Brother Albania 9

Pas 1 viti pushim BBA9 filloi me 18 mars 2017. Nje spektakel masiv te cilin e keni me te fresket ne mendje. Prezantimi iu besua perseri Arbana Osmanit.
Per here te pare ishin 2 “mini” shtepi brenda shtepise se madhe. Ne njerin kishim banore te cilet ishin futur ne loje cift. Ne tjetren banore te cilet u “ciftuan” me televotimin e publikut dhe me pelqimin e tyre.
Fitues i BBA9 ishin Danieli dhe Fotini. Nje cift teper simpatik qe do ngele ne historine e Big Brother Albania. Ata ishin te paret te cilet lidhen martese brenda shtepise. Nga shume u komentua si nje strategji per te arritur fitoren. Cifti deri tani eshte bashke dhe vazhdojne te lumtur martesen e tyre duke jetuar ne Tirane.
Shume loje te bukur plot xhelozi , dashuri dhe skena solli dhe cifti Olsi-Fiorentina. Lidhja e tyre perfundoi me daljen nga shtepia.
Big Brother Albania 9

Fituesit nder vite dhe cmimi:

  1.  Arbër Çepani  – €50,000
  2. Qetsor Ferunaj – €70,000
  3. Jetmir Salaj – €75,000
  4. Ermela Mezuraj – €75,000
  5. Arber Zeka – €100,000
  6. Anaid Kaloti – €100,000
  7. Nevila Omeri – €100,000
  8. Vesel Kurtishaj – €100,000
  9. Danieli dhe Fotini – €100,000

Kjo ishte dhe nje permbledhje e shkurter.
Tani po po presim me padurim Big Brother Albania Vip Live .  Shume nga fansat po e quajne Big Brother Albania 10 por jo. Ky eshte nje edicion special . Edicioni i 10 do vazhdoje dhe do kete po te njejtin format

Bazuar ne 9 edicionet e kaluar me personazhe te thjesht, Big Brother Albania Vip premton nje spektakel te vertete. Te presim per te shikuar surprizat qe ka menduar vellai i madh.

Please follow and like us:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *